BallinaKosovë

Ngriten temperaturat gjatë kësaj jave, por ja në cilat dita priten sërish të reshura

Pas mëngjesit me mot mjaft të acartë, ku temperaturat u ulen deri në -13°C në Ferizaj, gjatë kësaj jave temperaturat do të shënojnë ngritje, sidomos në vlerat maksimale.

Pra, gjatë kësaj jave do të kemi kohë pas kohe depërtimin e masave të ngrohta por nuk do të mungojnë as ato të lagështa e të ftohta.

Nën këto kushte, dita e sotme ka nisur me diell e lokalisht edhe me mjegull, përderisa edhe temperaturat po shënojnë ngritje, ku maksimalet parashihet të arrijnë prej -1 deri në 3°C.

Dita e martë do të nisë me diell dhe prapë me mot të acartë gjatë mëngjesit. Gjatë ditës temperaturat shënojnë ngritje, mirëpo gradualisht do të krtë shtim të vranësirave, si pasojë e një fronti të dobët ajror, ku vonë pasdite dhe në mbrëmje, në zona të caktuara do të sjellin reshje të pakta bore dhe mundësi për riga shiu.

Të mërkurën dita do të vijojë me diell dhe vranësira.

Të enjten parashikohet fillimisht mot me diell dhe vranësira. Pas ngritjes së temperaturave, gjatë ditës pritet të depërtojë një tjetër front i ftohtë, i cili do të sjellë reshje kryesisht të shiut, ndërsa në zona të caktuara mund të paraqiten në formë të shqotës ose borës.

Nga dita e premte e në fundjavë, moti do të karakterizohet me diell dhe vranësira, e në zona të caktuara pritet të ketë ndonjë reshje të izoluar, kryesisht në formë të shiut, konkretisht të shtunën.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila në pjesën e dytë të javës pritet kohë pas kohe të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-49 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej -9 deri në 1°C, ndërsa ato maksimale prej 1 deri në 9°C. Vlerat më të larta maksimale do të fillojnë të regjistrohen nga dita e martë. /MeteoKosova/

ARTIKUJ TË NGJASHËM

Back to top button
en_USEnglish
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!