BallinaKosovë

Më në fund! Ndryshon situata meteorologjike, reshje bore edhe në ultësira, ja si parashikohet java

“Ashtu edhe siç lajmëruam të parët, reshjet e para të borës u paraqiten edhe në ultësira në disa lokalitete të Kosovës.”

Tash e një muaj, pas një moti ekstremisht të thatë dhe pothuajse të ngrohtë për këtë periudhë kohore, më në fund kemi ndryshimin e situatës meteorologjike gjatë kësaj jave.

Nën këto kushte, moti do të karakterizohet me vranësira të shpeshta, të cilat kohë pas kohe do të përcillen edhe me reshje lokale shiu e bore.

Dita e hënë (sotme) e cila nisi me reshje lokale shiu e bore, do të vazhdojë të dominohet nga masa të ftohta që vijnë nga lindja e kontinentit, konkretisht nga Deti i Zi, duke sjellur shtim të vranësirave si dhe reshje të izoluara shiu e bore të karakterit lokal.

Të martën parashikohet mot me vranësira dhe intervale me diell gjatë ditës, duke mos përjashtuar mundësinë për ndonjë reshje të izoluar shiu e bore.

Në ndërkohë, një ciklon i cili gjendet mbi Mesdhe, të mërkurën pritet gradualisht të sjellë reshje shiu e bore, përfshirë edhe ditën e enjte, ku temperaturat do të jenë edhe më të ulëta.

Të premten dhe të shtunën mot kryesisht i vranët, ku mund të ketë reshje të izoluara shiu dhe bore.

Të dielën mot me diell e vranësira por i ftohtë, temperaturat shënojnë një ngritje fare të lehtë.

Era do të fryë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 10-35 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej -3 deri në 1°C, ndërsa ato maksimale prej 2 deri në 10°C. Vlerat më të larta parashihen të martën, të mërkurën si dhe të dielën. /MeteoKosova/

Related Articles

Back to top button
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!