Mali Fuji ende pa borë, duke thyer rekordin në 130 vitet e fundit
Mount Fuji ka thyer një rekord të ri prej 130 vitesh, pasi për herë të parë që nga viti 1894, nuk ka pasur borë në majë deri në fund të tetorit. Kjo vonesë e pazakontë në reshjet e borës është e lidhur drejtpërdrejt me ngrohjen globale dhe ndryshimet klimatike që po prekin Japoninë dhe mbarë botën.
Zakonisht, mali Fuji mbulohet me borë në fillim të tetorit, ndërsa këtë vit, temperaturat jashtëzakonisht të larta gjatë verës dhe vjeshtës kanë bërë të pamundur formimin e borës deri tani.
Gjatë periudhës së qershorit deri në gusht, Japonia përjetoi verën më të nxehtë të regjistruar ndonjëherë, me temperatura që ishin mesatarisht 1.76°C më të larta se normalja. Këto temperatura të larta vazhduan edhe në shtator dhe tetor, duke ndaluar ajrin e ftohtë që është i nevojshëm për reshjet e borës.
Më shumë se 74 qytete në Japoni regjistruan temperatura prej 30°C ose më shumë në javën e parë të tetorit, gjë që e bëri të pamundur që temperaturat të arrinin nivelet e duhura për reshje bore në malin Fuji.
Ky fenomen ka një ndikim të madh, jo vetëm simbolikisht, pasi Mount Fuji është i famshëm për majën e tij të mbuluar me borë, por gjithashtu ekonomikisht, pasi rrezikon sezonin e skive në Japoni. Zgjatja e verës dhe temperaturat e larta po ndikojnë negativisht në mbulesën e borës në shumë vende të botës, duke përfshirë Japoninë, dhe kjo mund të ketë pasoja për turizmin dhe ekonominë lokale. /MeteoKosova/