BallinaKosovë

Kujdes! Të enjten temperaturat deri në 38°C – rrezik nga goditja e nxehtësisë. Ja masat parandaluese!

Mbi vendin tonë po mbanë mot me diell dhe me vranësira të pakta lokale, ndërsa masat e nxehta ajrore po vazhdojnë të fuqizohen nga dita në ditë, duke sjellë temperatura mjaft të larta, të cilat po pritet të arrijnë deri në 36°C gjatë ditës së sotme.

Por kushtojini vëmendje së enjtes, kur priten temperatura ekstreme deri në 38°C, me diell dhe vranësira, ndërsa në zonat malore mund të ketë rrebeshe të izoluar.

Edhe të premten priten temperatura të përafërta, mirëpo gjatë ditës priten stuhi të forta që do të sjellin lehtësim nga vapa ekstreme.

Si të mbroheni nga goditja e nxehtësisë:

  1. Njihni simptomat e goditjes nga nxehtësia:
    • Simptomat përfshijnë: temperaturë të lartë trupore (mbi 40°C), dhimbje koke, marramendje, përgjumje, të përziera, djersitje e tepruar, puls të shpejtë dhe të dobët, konfuzion ose humbje të vetëdijes.
    • Nëse dyshoni për goditje nga nxehtësia, kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore.
  2. Qëndroni të hidratuar dhe të freskët:
    • Pini ujë rregullisht dhe konsumoni ushqime që përmbajnë shumë ujë, si frutat dhe perimet.
    • Përdorni peshqirë të lagur me ujë të ftohtë ose bëni dush të ftohtë për të ulur temperaturën e trupit.
  3. Përdorni mbrojtje ndaj diellit:
    • Aplikoni krem dielli me faktor mbrojtës (SPF) të lartë çdo dy orë dhe pas djersitjes ose notit.
    • Vishni kapele dhe syze dielli për të mbrojtur kokën dhe sytë.
  4. Kujdesuni për të tjerët:
    • Kontrolloni të moshuarit, fëmijët dhe personat me sëmundje kronike, pasi ata janë më të ndjeshëm ndaj të nxehtit.
    • Siguroni që të gjithë të kenë qasje në ujë të freskët dhe ambiente të freskëta.
  5. Planifikoni aktivitetet në kohë të përshtatshme:
    • Kryeni aktivitetet fizike në orët e mëngjesit ose në mbrëmje kur temperaturat janë më të ulëta.
    • Shmangni qëndrimin e gjatë në diell gjatë orëve të mesditës (10:00-16:00).

Në rast emergjence:

  • Veproni menjëherë:
    • Nëse dikush shfaq simptoma të goditjes nga nxehtësia, largojeni nga nxehtësia dhe telefononi menjëherë ndihmën mjekësore.
    • Ndërkohë, përpiquni të ulni temperaturën e trupit duke përdorur ujë të ftohtë, peshqirë të lagur ose ventilatorë.

Duke ndjekur këto këshilla, mund të zvogëloni ndjeshëm rrezikun e problemeve shëndetësore të shkaktuara nga goditja e nxehtësisë. /MeteoKosova/

ARTIKUJ TË NGJASHËM

Back to top button
en_USEnglish
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!