BallinaKosovë

Java nisë me reshje të pakta lokale, më pas sërish përmirësim i motit. Ja çfarë ndodh me temperaturat

Vendi ynë gjatë kësaj jave do të ndikohet nga kushte të ndryshueshme atmosferike. Si rrjedhojë, nga dita e sotme deri të mërkurën priten vranësira të shpeshta dhe intervale me diell, të cilat lokalisht do të përcillen me reshje të pakta shiu. Po ashtu, temperaturat do të jenë më të ulëta në vlerat maksimale.

Në mëngjesin e hershëm të së mërkurës, reshjet e shiut mund të përzihen apo shndërrohen në ato të borës në lokalitete, kryesisht në zona më të larta, ndonëse fare të pakta.

Nga dita e enjte e në fundjavë priten intervale më të gjata me diell, temperaturat do të shënojnë ngritje graduale, veçmas nga dita e premte, megjithatë ato minimale do të zbresin në vlera negative.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila deri të mërkurën do të zhvendoset nga drejtimi i veriut, ku kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 20-60 km/h! Nga dita e enjte era fillon të kthehet në normalitet.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej -4 deri në 4°C, ndërsa ato maksimale prej 6 deri në 15°C. /MeteoKosova/

Related Articles

Back to top button
sqAlbanian
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!