
Temperaturat e larta kanë përfshirë tashmë vendin tonë, të cilat kanë arritur deri në 38°C në shkallë vendi.
Edhe të premten parashihen temperatura të ngjashme, ndërsa gjatë ditës pritet të depërtojë një front i dobët ajror, duke sjellë zhvillime të vranësirave, të cilat do të përcillen me rrebeshe lokale shiu, shkarkesa rrufesh, breshër dhe erëra të forta në momente të caktuara.
Masat më të freskëta, me origjinë nga veriu i kontinentit, do të shtrihen më tej gjatë fundjavës. Edhe pse të dobëta, ato do të mjaftojnë për të sjellë ulje më të ndjeshme të temperaturave, për disa gradë, duke i zbritur rreth apo nën vlerat 30°C. Pavarësisht kësaj, moti pritet të mbetet kryesisht me diell, mirëpo do të ketë edhe erëra të forta nga veriu. /MeteoKosova/