
Gjatë kësaj jave vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e kushteve kryesisht të qëndrueshme atmosferike. Si rrjedhojë, gjatë ditëve të para të javës moti do të karakterizohet kryesisht me diell.
Nga dita e enjte e në fundjavë parashikohen vranësira të pjesshme, të cilat pritet të gjenerojnë edhe reshje të izoluara shiu, sidomos në zonat malore.
Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme por më dominues nga verilindja, me shpejtësi prej 10-37 km/h.
Temperaturat do të shënojnë ngritje graduale nga dita në ditë, ku minimalet do të lëvizin prej 4 deri në 12°C, ndërsa ato maksimale prej 19 deri në 27°C. /MeteoKosova/