BallinaKosovë

Parashikimi i motit për të shtunën, 24.01.2026

Të shtunën parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell, ku gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes, pritet të ketë reshje të pakta lokale shiu, kryesisht të përqëndruara në Rrafshin e Dukagjinit. Në zonat malore reshje bore.

Era do të fryjë kryesisht nga juglindja, me shpejtësi prej 10-31 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej -1 deri në 1°C, ndërsa ato maksimale prej 7 deri në 10°C. /MeteoKosova/

ARTIKUJ TË NGJASHËM

Back to top button
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!