BallinaKosovë

Parashikimi i motit për të dielën, 11.01.2026

Të dielën parashikohet të kemi depërtimin e masave të ftohta me origjinë polare. Nën këto kushte pritet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku pritet të ketë ndonjë reshje të izoluar bore gjatë ditës, ndërsa reshjet më të intensifikuara do të jenë gjatë orëve të para të 24-orëshit, kryesisht në sasi të pakta.

Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i veriut, e cila herë pas here pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-47 km/h.

Temperaturat do të pësojnë ulje, me minimale që do të lëvizin prej -4 deri në -2°C, ndërsa ato maksimale prej -2 deri në 1°C. Gjatë orëve të pasdites ulje e mëtejshme e temperaturave. /MeteoKosova/

ARTIKUJ TË NGJASHËM

Back to top button
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!