BallinaKosovë

Parashikimi i motit për të martën, 16.12.2025

Të martën parashikohet të mbajë mot me diell përmes vranësirave të shtresave të larta. Mjegulla do të vazhdojë të jetë e pranishme nëpër lugina dhe ultësira, e cila pritet të tërhiqet gjatë ditës në pjesën më të madhe të vendit.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 3-17 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej -5 deri në -1°C, ndërsa ato maksimale prej 1 deri në 8°C. /MeteoKosova/

ARTIKUJ TË NGJASHËM

Back to top button
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!