BallinaBotë

Tërmeti i fuqishëm me magnitudë 6.1 godet Turqinë – dridhjet ndjehen deri në Greqi, Bullgari e Rumani

Balıkesir, Turqi – Sot, më 10 gusht 2025, në orën 18:53 sipas kohës lokale, një tërmet i fortë me magnitudë 6.1 ballë ka goditur rajonin perëndimor të Turqisë. Sipas të dhënave të agjencive sizmologjike, epiqendra e tërmetit është regjistruar rreth 48 kilometra në jug të qytetit Balıkesir, në një thellësi prej rreth 10 kilometrash.

Lëkundjet u ndjenë jo vetëm në qytetet përreth si Izmir, Bursa dhe Stambolli, por edhe në vendet fqinje si Greqi, Bullgari dhe Rumani, duke shkaktuar panik mes banorëve dhe aty.

Ekipet e emergjencës dhe Shërbimi i Mbrojtjes Civile kanë dalë menjëherë në terren për të kryer inspektime dhe për të ofruar ndihmë për banorët. /MeteoKosova/

ARTIKUJ TË NGJASHËM

Back to top button
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!