BallinaKosovë

Mot tipik vjeshtor: Fuqizohen masat e ftohta, nga e marta shtohen reshjet dhe ulen temperaturat, borë në zonat malore

Gjatë kësaj jave, vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave të ftohta dhe herë pas here të paqëndrueshme të ajrit.

Si rrjedhojë, dita e hënë u karakterizua me diell dhe vranësira.

Të martën, një ciklon që vjen nga Italia, me qendër që do të kalojë përmes Greqisë, do të sjellë te ne reshje lokale shiu, kryesisht në Rrafshin e Kosovës, sidomos në zonat juglindore dhe lindore. Këto reshje, si pasojë e masave të fuqishme të ajrit të ftohtë, në zonat malore do të paraqiten në formë bore.

Të mërkurën pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira. Vranësirat do të jenë më të pranishme në Rrafshin e Kosovës, por gradualisht do të tërhiqen gjatë ditës. Temperaturat do të shënojnë rritje të lehtë.

Të enjten do të vijojë moti me diell dhe vranësira. Në orët e vona të mbrëmjes, konkretisht rreth mesnatës, pritet të ketë reshje lokale shiu.

Të premten parashikohet mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurtra me diell. Ka mundësi të ketë edhe reshje të pakta lokale shiu, ndërsa në zonat malore reshjet do të paraqiten në formë bore.

Të shtunën do të mbajë mot me diell dhe vranësira.

Edhe dita e diel parashikohet me diell dhe vranësira. Pritet një zbutje më e ndjeshme e masave të ftohta të ajrit, me ç’rast temperaturat do të shënojnë rritje të lehtë.

Era do të fryjë kryesisht nga veriu, herë pas here me shpejtësi të theksuar, prej 15 deri në 51 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 0 deri në 9°C, ndërsa ato maksimale nga 10 deri në 18°C. /Meteo Kosova/

ARTIKUJ TË NGJASHËM

Back to top button
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!