BallinaKosovë

Dobësohet i nxehti afrikan: Java e parë e shtatorit nis me diell dhe vrësira, ndërsa pasdite dhe në mbrëmje me rrebeshe lokale e disa rrufe

Java e parë e shtatorit do të nisë nën ndikimin e kushteve kryesisht të paqëndrueshme atmosferike dhe të masave të nxehta, mirëpo ato do të jenë më të dobëta në krahasim me javët e kaluara.

Kështu, nga dita e hënë e deri të mërkurën, moti do të karakterizohet kryesisht me diell në pjesën e parë të ditës, ndërsa gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes pritet të ketë zhvillime lokale të vranësirave, të cilat do të sjellin rrebeshe të izoluara shiu, të shoqëruara me disa shkarkesa rrufesh.

Të enjten pritet të depërtojnë masa më të freskëta, me ç’rast moti do të përshkohet me diell dhe vranësira. Megjithatë, mund të ketë ndonjë rrebesh të izoluar edhe gjatë orëve të mëngjesit. Temperaturat do të pësojnë ulje më të ndjeshme.

Nga dita e premte dhe gjatë fundjavës parashikohet mot kryesisht me diell. Temperaturat do të jenë më të ulëta, pra konstante me ato të enjtes, ndërsa gjatë fundjavës ka tendenca për ngritje sërish.

Era do të fryjë nga drejtime të ndryshme, e cila herë pas here pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15 deri në 49 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 13 deri në 21°C, ndërsa ato maksimale prej 26 deri në 35°C. /MeteoKosova

Related Articles

Back to top button
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!