
Të martën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell në pjesën e parë të ditës, ndërsa në orët vijuese të pasdites pritet vranësirat të marrin karakter zhvillimi dhe të sjellin rrebeshe lokale shiu, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh. Ka mundësi të ketë edhe breshër.
Reshjet pritet të jenë kryesisht të përqëndruara në zonën e perëndimit, më pas pritet gradualisht të vazhdojnë në drejtim të lindjes duke u dobësuar ndjeshëm.
Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i veriut, e cila herë pas here pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-40 km/h. Në zonat ku ka zhvillime konvektive, mund të ketë fuqizim të përkohshëm në parametrin e erës, me shpejtësi deri në 50 km/h.
Temperaturat do të pësojnë ulje të lehtë, me minimale që do të lëvizin prej 18 deri në 21°C, ndërsa ato maksimale prej 29 deri në 34°C. /MeteoKosova/



