
Mbi vendin tonë janë zhvilluar tashmë vranësira konvektive, kryesisht në pjesën veriperëndimore dhe veriore, të cilat po karakterizohen me rrebeshe shiu e shkarkesa rrufesh. Ky sistem do të humbas gradualisht vetitë e tij gjersa vazhdon në drejtim të lindjes. Në ndërkohë, gjasa për të reshura pritet sërish më vonë, më e prekur zona veriore, por nuk përjashtohen edhe zonat tjera lokalisht.

Edhe në ditët vijuese moti do të karakterizohet me diell dhe vranësira të pakta, përderisa orët e pasditës dhe mbrëmjes rrezikohen nga rrebeshe afatshkurtër të shiut si dhe ndonjë shkarkesë elektrike, më të përqëndruara në zonat malore. Përpos ditës së sotme, më e rrezikuar paraqitet fundjava.
Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi 15-45 km/h.
Temperaturat minimale do të luhaten prej 10 deri në 18°C, ndërsa ato maksimale prej 25 deri në 33°C. /MeteoKosova/