BallinaKosovë

Parashikimi i motit për të mërkurën, 22.07.2026

Të mërkurën parashikohet që gjatë orëve të para të 24-orëshit të kemi kalimin e një fronti të ftohtë, i cili pritet të sjellë reshje shiu në të gjithë vendin, të cilat lokalisht do të jenë në formë të rrebesheve, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh, duke mos përjashtuar mundësinë për breshër të vogël.

Në mëngjes, lokalisht do të ketë edhe reshje të izoluara shiu, përderisa moti do të karakterizohet me vranësira dhe intervale me diell. Si e tillë, do të vazhdojë edhe gjatë ditës, përderisa reshjet e izoluara të shiut mund të mbesin të pranishme kryesisht vetëm në zonat malore.

Era do të fryjë nga veriu, e cila herë pas here pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-45 km/h.

Temperaturat do të pësojnë ulje të theksueshme, me minimale që do të lëvizin prej 15 deri në 18°C, ndërsa ato maksimale prej 21 deri në 24°C. /MeteoKosova/

Related Articles

Back to top button
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!