BallinaKosovë

Temperaturë mjaft e ulët u regjistrua në mes të verës, ja çfarë pritet duke nisur nga nesër

Ashtu edhe siç pritej, temperaturat e ulëta dhe reshjet e shiut kanë përfshirë vendin prej dje, ndërsa sot në Gjilan termometri regjistroi vlerën maksimale hiç më shumë se 16.8°C, temperaturë kjo e cila vie pas masave të nxehta ajrore, ku të Martën (5 Korrik, 2022) arriten deri në 34.1°C, duke shënuar vlerën më të lartë deri më tani për këtë vit.

Sa i përket reshjeve të shiut të regjistruara në Stacionin Personal Meteorologjik në Gjilan, akumuluan një sasi totale prej 26.8 mm gjatë së Premtes (18.4 mm) dhe të Shtunës (8.4 mm).

Nga dita e nesërme priten intervale më të gjata me diell dhe ngritje e temperaturave, përderisa masat më të freskëta ajrore do të vazhdojnë të mbesin të pranishme, duke na kursyer edhe për pak ditë nga ato të nxehta Afrikane. Po ashtu, mëngjeset pritet të jenë mjaft të freskëta, ku minimalet pritet të zbresin edhe deri në 8°C.

Pra, moti do të karakterizohet me diell dhe vranësira, ndërsa në ndonjë rajon mund të ketë ndonjë reshje të izoluar shiu apo afatshkurtër.

Nga pjesa e dytë e javës do të depërtojnë masat e nxehta Afrikane, me ç’rast temperaturat do të shënojnë ngritje të mëtejshme, duke tejkaluar vlerën 30°C.

Për më shumë detaje, ndiqni parashikimet tona për çdo ditë si dhe çdo të Hënë rreth motit javor. /MeteoKosova/

ARTIKUJ TË NGJASHËM

Back to top button
en_USEnglish
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!