BallinaKosovë

Stuhi të fuqishme në jug dhe veri të Kosovës, këto të fundit me rreth 1000 shkarkesa elektrike

Momentalisht kemi stuhi të fuqishme në veri dhe jug të Kosovës, ku të pakten 1000 shkarkesa elektrike janë regjistruar për pak orë, duke sjellur reshje të fuqishme, lokalisht rrëke dhe breshër.

Shkarkesat elektrike momentale në Kosovë

Edhe zona jugore po përjeton rrebeshe shiu, breshër dhe shkarkesa rrufesh, ndonëse jo sikur në veri por prapë e fuqishme. Stuhia e cila gjendet në jug, po lëvizë drejt verilindjes.

Pamjet radarike tregojnë për reshjet e fuqishme në jug dhe veri të Kosovës

Situata më e ndërlikuar paraqitet të Dielën, ku pritet në pjesën më të madhe të vendit të ketë të reshura, të cilat në momente të caktuara do të jenë të fuqishme, shoqëruar me erëra të fuqishme, shkarkesa të ashpërta rrufesh dhe breshër, me ç’rast priten edhe vërshime lokale. Po ashtu, do të kemi edhe depërtimin e masave të freskëta ajrore, duke sjellur edhe ulje të temperaturave, rreth 20°C.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

Back to top button
en_USEnglish
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!