BallinaKosovë

Parashikimi i motit për të Shtunën, 21.01.2023

Për të Shtunën parashikohet të ketë reshje shiu e bore që nga orët e para të 24-orëshit e deri në mëngjes, të cilat lokalisht do të jenë intensive.

Dita më pas do të vijojë me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell, përderisa reshjet lokale do të mbesin të pranishme, kryesisht në formë të shiut.

Vërshimet janë të mundshme, sidomos në ato zona të prekura tashmë.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 10-40 km/h!

Temperaturat minimale do të luhaten prej 0 deri në 2°C, ndërsa ato maksimale prej 4 deri në 8°C. /MeteoKosova/

ARTIKUJ TË NGJASHËM

Back to top button
en_USEnglish
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!