BallinaKosovë

Parashikimi i motit për të Hënën, 26.09.2022

Për të Hënën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët deri në pjesën e parë të ditës, me përjashtim për ndonjë reshje kalimtare në zona të caktuara, ndërsa gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes, pritet të ketë intensifikim të reshjeve, të cilat kohë pas kohe do të jenë në formë të rrebesheve, të shoqëruara me ndonjë shkarkesë elektrike.

Si pasojë e reshjeve të dendura, pritet të ketë edhe vërshime! Më problematike gjendja parashihet në ato vende të cilat veçse janë vërshuar së fundi, duke përfshirë pjesën perëndimore, jugperëndimore dhe atë jugore.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, por më dominues do të jetë nga drejtimi i jugperëndimit, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-50 km/h!

Temperaturat do të pësojnë ulje, ku minimalet do të luhaten prej 8 deri në 13°C, ndërsa ato maksimale prej 16 deri në 20°C. /MeteoKosova/

ARTIKUJ TË NGJASHËM

Back to top button
en_USEnglish
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!