BallinaKosovë

Moti merr kthesën drastike/ Stuhi të forta shiu dhe borë, ja çfarë pritet të ndodh duke nisur nga nesër!

Dita e sotme po karakterizohet me mot mjaft të ngrohtë, si pasojë e masave të ngrohta dhe erërave nga jugperëndimi, duke bërë që temperaturat maksimale të arrijnë deri në 20°C në Gjilan.

Nga dita e nesërme, pra, të Premten, do të arrijë një ciklon me origjinë nga Oqeani Atlantik, i cili do të sjellë intensifikim të reshjeve në shkallë vendi, sidomos nga orët e pasdites dhe mbrëmjes.

Pra, moti do të karakterizohet me vranësira dhe intervale kthjellimesh, përderisa reshjet kohë pas kohe do të jenë në formë të rrebesheve, shoqëruar me shkarkesa rrufesh, duke mos përjashtuar mundësinë e breshërit.

Kushte të ngjashme do të ketë edhe Maqedonia Veriore, ndërsa nga ky ciklon më së shumti do të ndikohet Mali i Zi dhe Shqipëria, ku edhe priten stuhi të forta, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh dhe breshër.

Dita e Shtunë do të nisë me vranësira dhe intervale me diell, ku fillimisht mund të ketë ndonjë reshje të izoluar, më pas rreth mesditës do të arrijë një front i ftohtë nga veriu, i cili do të sjellë reshje të reja dhe ulje të shpejtë të temperaturave.

Reshjet lokalisht do të jenë në formë të rrebesheve, të shoqëruara me disa shkarkesa elektrike, ndërsa në zonat malore priten reshje bore. Me uljen e vazhdueshme të temperaturave, nuk përjashtohet mundësia për reshje bore edhe në zona të ulëta, sidomos në rajonin e Podujevës apo edhe në zona të tjera afër.

Dita e Dielë do të dominohet nga moti kryesisht me diell por dukshëm më i ftohtë, me temperatura maksimale prej 6 deri në 10°C. /MeteoKosova/

ARTIKUJ TË NGJASHËM

Back to top button
en_USEnglish
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!