BallinaBotëKosovë

E JASHTËZAKONSHME! Vala tronditëse nga shpërthimi vullkanik në Oqeanin Paqësor në Tonga, arrinë edhe tek ne

Pas shpërthimit të madh vullkanik që ndodhi në ishujt Tonga në Oqeanin Paqësor Jugor.

Vala e këtij shpërthimi ishte aq e madhe sa arriti edhe në Evropë dhe u regjistrua nga stacionet meteorologjike dhe nga vendi ynë!

Shpërthimi ndodhi në orën 04:10 të mëngjesit të së Shtunës me orën tonë lokale dhe ​​stacioni personal meteorologjik në Gjilan regjistroi valët tronditëse rreth orës 21:00 të së Shtunës dhe në orën 01:00 të mëngjesit të së Dielës.

Stacioni personal meteorologjik në Gjilan regjistron lëkundjet në shtypjen atmosferike

Distanca nga shpërthimi e deri tek ne është rreth 17.200 km, ndërsa shpejtësia e valës troditëse (sonike) ishte 1400 km/h!

Distanca nga shpërthimi vullkanik në Tonga e deri tek ne në Kosovë

Gjëja më interesante është se u regjistruan dy luhatje në vlera barometrike, për faktin se kjo është e njëjta valë, vetëm njëra erdhi më shpejt nga perëndimi jonë, me të cilin jemi më afër si dhe tjetra më vonë nga lindja. /MeteoKosova/

ARTIKUJ TË NGJASHËM

Back to top button
en_USEnglish
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!