BallinaKosovë

Alternime kthjellimesh dhe rritje temperaturash, si nisë moti këtë javë

Vendi ynë gjatë kësaj jave do të jetë kryesisht nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike.

Si rrjedhojë, moti do të karakterizohet me diell dhe vranësira, përderisa mund të ketë edhe ndonjë reshje të izoluar gjatë javës, të cilat më të intensifikuara pritet të jenë nga dita e Premte.

Po ashtu, do të ketë fuqizim të masave të ngrohta nga mesjava e në vazhdim, duke sjellur sërish temperatura verore në këto ditë të Shtatorit.

Sipas parashikimeve të fundit, të Dielën parashihet të depërtojnë gradualisht masa më të freskëta ajrore, ku pritet ulje e temperaturave si dhe reshje të pakta lokale shiu.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, respektivisht në pjesën e dytë të javës, me shpejtësi prej 15-50 km/h!

Temperaturat minimale do të luhaten prej 10 deri në 18°C, ndërsa ato maksimale prej 22 deri në 31°C.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

Back to top button
en_USEnglish
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!