
Në orët vijuese të mbrëmjes, gjatë natës dhe të Premten, pritet të ketë fuqizim të stuhive tek ne dhe në shtetet fqinje, si pasojë e një cikloni i cili gjendet momentalisht mbi Itali.
Ky ciklon do të jetë në kombinim me masa të ftohta ajrore, i cili do të sjellë rrebeshe lokale shiu, herë-herë rrëke, mundësi për breshër dhe shkarkesa rrufesh, disa prej tyre të ashpërta. Në zona të veçanta pritet të ketë edhe vërshime.
Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila në momente të caktuara pritet të jetë mjaft e fuqishme, sidomos përgjatë vijës bregdetare, me shpejtësi deri në 70 km/h!
Pra, dita e Premte, përpos reshjeve të shiut, do të jetë edhe nën ndikimin e masave të ftohta ajrore, duke bërë që temperaturat maksimale në Kosovë të sillen rreth 20°C, e në shumë zona të tjera edhe më të ulëta se kjo vlerë, ndërsa në Shqipëri dhe Mal të Zi rreth 25°C.
Nga dita e Shtunë pritet të ketë përmirësim gradual të motit, i karakterizuar me diell dhe vranësira, përderisa reshjet e izoluara do të mbesin kryesisht të përqëndruara në Kosovë, ndërsa të Dielën pritet sërish të marrin vranësirat të marrin karakter zhvillimi dhe të përcillen me rrebeshe lokale shiu e shkarkesa rrufesh, sidomos vonë pasdite dhe në mbrëmje.
Temperaturat maksimale deri të Dielën pritet të ngriten deri në 28°C në Kosovë, ndërsa në Shqipëri deri rreth 30°C. /MeteoKosova/