
Një tërmet i fuqishëm ka ndodhur para pak minutash në Bosnje dhe Hercegovinë me fuqi prej 4.8 shkallë të Rihterit. Ndonëse kanë kaluar vetëm dy muaj nga tërmeti i fuqishëm që goditi këtë shtet me magnitudë prej 6 shkallë të Rihterit, me ç’rast gjeti vdekjen një vajzë e moshës 27 vjeçare.
Tërmeti u regjistrua në orën 08:07 me epiqendër prej 33 km në veriperëndim nga Mostari.
Ende nuk dihet nëse ka dëme materiale.
Lëkundjet janë ndjerë edhe në Kroaci e Mal të Zi. /MeteoKosova/