BallinaKosovë

Nga diell në stuhi, nuk kanë fund suprizat e motit: të shtunën temperaturat deri në 37°C, ja çfarë pritet këtë javë

Pas një përmirësimi të shkurtër të kushteve atmosferike, nga dita e sotme (e mërkurë) do të fillojë destabilizimi i atmosferës, i cili të enjten pritet të jetë më i fuqishëm në disa zona.

Nën këto kushte, të mërkurën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell gjatë orëve të mëngjesit, ndërsa gjatë ditës do të ketë shtim të vranësirave, të cilat lokalisht pritet të sjellin rrebeshe shiu, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh. Ka mundësi të ketë edhe breshër të vogël.

Të enjten pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa gjatë pasdites, nga veriperëndimi pritet të depërtojë një sistem stuhish, i cili lokalisht do të sjellë rrebeshe lokale shiu, rrëke, breshër dhe shkarkesa të forta rrufesh.

Të premten parashikohet mot me diell dhe vranësira, ndërsa gjatë pasdites pritet të ketë rrebeshe të izoluara, kryesisht rreth zonave malore, të shoqëruara me disa shkarkesa rrufesh.

Të shtunën pritet fuqizim i masave të nxehta nga Afrika Veriore, me ç’rast pritet ngritje e mëtejshme e temperaturave. Megjithatë, moti do të karakterizohet me diell dhe vranësira, ndërsa gjatë pasdites nuk përjashtohet mundësia për ndonjë rrebesh të izoluar, të shoqëruara me disa shkarkesa rrufesh.

Dita e diel parashikohet me diell dhe vranësira, ndërsa lokalisht pritet të ketë rrebeshe të izoluara, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, ndërsa gjatë kalimit të sistemit me të reshura priten fuqizime të përkohshme të erës në formë stuhish, me shpejtësi maksimale deri në 70 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 16 deri në 21°C, ndërsa ato maksimale prej 30 deri në 37°C. /MeteoKosova/

Related Articles

Back to top button
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!