
Sipas parashikimeve priten reshje të shumta sa i përket sasisë, e cila në disa zona pritet të jetë e barabartë me normën mesatare të reshjeve për muajin Prill apo edhe më shumë brenda një dite të vetme/24 orë.
Pra, cikloni me origjinë nga Evropa Qëndrore, i cili është formuar të Martën, do të arrijë në Kosovë në orët e para të mëngjesit të së Mërkurës, duke gjeneruar të reshura të shumta gjatë ditës. Përpos reshjeve të shiut, e gjithë kjo në kombinim me masat e ftohta polare, në disa pjesë të vendit do të përzihen dhe shndërrohen në ato të borës.
Më poshtë është paraqitur harta me të reshura, e cila normalisht mund të ndryshojë sa i përket sasisë dhe vendit varësisht nga trajektorja e ciklonit. /MeteoKosova/
