
Për të Premten parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me rrebeshe shiu, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh. Reshjet do të jenë të pranishme që nga orët e para të 24-orëshit.
Era do të fryjë nga veriu, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-50 km/h!
Temperaturat do të pësojnë ulje të theksueshme, ku minimalet do të luhaten prej 15 deri në 17°C, ndërsa ato maksimale prej 17 deri në 20°C. /MeteoKosova/