
Për të Enjten parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku pritet të ketë reshje të pakta lokale shiu. Në zonat e thella malore priten përsëri reshje bore.
Era do të fryjë nga kuadrati i veriut me shpejtësi prej 10-35 km/h.
Temperaturat minimale do të luhaten prej 5 deri në 8°C, ndërsa ato maksimale prej 12 deri në 17°C. /MeteoKosova/