
Për të Dielën parashikohet të mbajë mot me reshje lokale shiu gjatë orëve të para të 24-orërshit, ndërsa dita do të vijojë me vranësira dhe intervale kohore me diell, ku mund të ketë ndonjë reshje të izoluar në zona të caktuara.
Era do të fryjë nga kuadrati i veriperëndimit, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 10-42 km/h!
Temperaturat minimale do të luhaten prej 11 deri në 14°C, ndërsa ato maksimale prej 20 deri në 23°C. /MeteoKosova/