BallinaKosovë

Zbarkojnë masat e ftohta, me sot marrin fund temperaturat e larta, nga e shtuna priten rrebeshe lokale e shkarkesa rrufesh

Temperaturave shumë të larta, mbi 30°C, më në fund po u vjen fundi.

Një masë e ftohtë me origjinë nga veriu i kontinentit do të sjellë ulje të theksueshme të temperaturave.

Nën këto kushte, moti do të karakterizohet me vranësira të shpeshta dhe herë pas here priten edhe reshje lokale shiu, të cilat në momente të caktuara do të jenë në formë të rrebesheve, të shoqëruara me disa shkarkesa rrufesh, duke filluar që nga orët e para të 24-orëshit. Temperaturat maksimale do të lëvizin prej 17 deri në 23°C.

Të dielën parashikohet mot me diell dhe vranësira, mirëpo jo i ngrohtë. Temperaturat maksimale do të lëvizin prej 19 deri në 23°C. Gjatë natës, konkretisht në mëngjesin e së hënës, temperaturat pritet të ulen së paku deri në 7°C.

Edhe java e ardhshme nuk do të karakterizohet me temperatura shumë të larta. Për më tepër, të martën mund të kemi një tjetër masë të ftohtë dhe të lagësht.

Për të gjitha detajet, do të informoheni me kohë përmes parashikimit tonë javor gjatë ditës së hënë. /MeteoKosova/

Related Articles

Back to top button
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!