
Pas një periudhe të gjatë me mot të paqëndrueshëm dhe temperatura të ulëta, qershori ka shpërthyer me një valë të fuqishme të nxehti.
Gjatë kësaj jave, vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e kushteve kryesisht të qëndrueshme atmosferike dhe të masave të nxehta ajrore me origjinë nga Afrika Veriore, të cilat do të fuqizohen dita-ditës.
Si rrjedhojë, moti do të karakterizohet nga diell dhe vranësira të pakta. Megjithatë, orëve të pasdites dhe mbrëmjes, priten rrebeshe të izoluara shiu, të shoqëruara me disa shkarkesa rrufesh, fillimisht në zonat malore, ndërsa nga dita e enjtja e deri në fundjavë, parashihet të paraqiten edhe në zona të tjera.
Era do të fryjë nga drejtime të ndryshme dhe, në pjesën e dytë të javës, parashikohet të jetë herë pas here e fuqishme, me shpejtësi që varion nga 15 deri në 40 km/h.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7 dhe 18°C, ndërsa ato maksimale nga 27 deri në 35°C.
/MeteoKosova/