
Një tërmet i fuqishëm ka nodhur para pak çastesh në Kroaci me magnitudë prej 5.2 shkallë të Rihterit.
Tërmeti ka ndodhur në orën 10:47.
Paraprakisht nuk ka të dhëna për dëme. Ky është tërmeti i tretë në Ballkan, me magnitudë të konsiderueshme, pas dy të ngjashmëve në Rumani.
Tërmetet shkatërrimtare që goditën Turqinë dhe Sirinë rreth një javë më parë, kanë rritur vëmendjen ndaj situatës sizmike në të gjithë rajonin. /MeteoKosova/