BallinaKosovë

Rikthehet nxehtësia afrikane – temperaturat deri në 38°C edhe këtë javë

Pas një fundjave që solli një rënie të temperaturave për disa gradë, sidomos pas të premtes kur ato arritën deri në 39°C përpara se të pasoheshin nga stuhi të forta lokale, kjo javë pritet të rikthejë nxehtësinë.

Vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave të nxehta ajrore me origjinë afrikane, të cilat do të fuqizohen gradualisht nga dita në ditë.

Nën këto kushte, gjatë gjithë javës pritet mot me diell, me përjashtim të vranësirave të pjesshme në fillim të javës dhe në fundjavë, kur kjo e fundit mund të sjellë edhe reshje të izoluara në zona të caktuara.

Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i veriut dhe herë pas here pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15 deri në 40 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 13 deri në 20°C, ndërsa ato maksimale prej 30 deri në 38°C.
/MeteoKosova/

Related Articles

Back to top button
sqAlbanian
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!