BallinaKosovëRajon

Përgatiteni garderobën dimërore, të premten reshje intensive shiu e bore, temperaturat pasdite zbresin në 3°C

Edhe dita e sotme po vijon me diell dhe vranësira të herëpashershme, si dhe me rritje të temperaturave, ku maksimalet pritet të ngjiten deri në 24°C.

Megjithatë, një ciklon i fuqishëm nga Afrika Veriore ka filluar gradualisht të lëvizë drejt rajonit tonë, duke sjellë shtim të vranësirave gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes, të cilat pritet të gjenerojnë reshje të pakta lokale.

Të premten, ky ciklon do të kalojë përmes Greqisë, duke sjellë reshje intensive në pjesën më të madhe të rajonit, përfshirë edhe vendin tonë. Si rrjedhojë, të premten do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu, të cilat lokalisht dhe herë pas here pritet të jenë intensive.

Ndërkohë, masa të ftohta dhe të fuqishme ajrore me origjinë polare do të shkaktojnë një rënie të ndjeshme të temperaturave për këtë periudhë të vitit. Gjatë orëve të pasdites, në zonat e ulëta, temperaturat parashikohen të zbresin në 3 apo 4°C, nga 12–13°C sa pritet të jenë në mesnatë.

Këto masa të ftohta gjithashtu do të sjellin reshje të dendura bore në zonat malore, ku temperaturat mund të zbresin deri në -3°C. Reshje bore priten edhe zonat e larta malore në Mal të Zi.

Pra, edhe pse jemi në mesin e muajit maj, këto ndryshime ekstreme të motit do të ngjajnë më shumë me fundin e nëntorit apo dhjetorit.

Reshjet më intensive pritet të jenë në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut dhe Greqi, ku do të ketë edhe shkarkesa rrufesh, sidomos në jug të Shqipërisë dhe në Greqi.

Pas kalimit të ciklonit nga vendi ynë, ai do të vazhdojë drejt Bullgarisë, Detit të Zi, Rumanisë, Moldavisë, Ukrainës, Bjellorusisë dhe Rusisë.

Të shtunën tek ne do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ndërsa në orët e vona të pasdites dhe mbrëmje priten rrebeshe lokale shiu. Temperaturat do të shënojnë rritje, me maksimalet rreth 15°C.

Të dielën parashikohet mot me diell dhe vranësira të herëpashershme, ndërsa gjatë pasdites priten rrebeshe lokale shiu. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 17 deri në 20°C. /MeteoKosova/

Related Articles

Back to top button
sqAlbanian
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!