
Të premten parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell. Në zona të caktuara pritet të ketë reshje të izoluara shiu.
Era do të fryjë nga veriu, e cila herë pas here pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 17-50 km/h.
Temperaturat do të shënojnë ngritje graduale, me minimale që do të lëvizin prej 10 deri në 12°C, ndërsa ato maksimale prej 18 deri në 22°C. /MeteoKosova/