BallinaKosovë

Parashikimi i motit për të premten, 07.08.2026

Të premten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta në pjesën e parë të ditës, ndërsa orëve të pasditës dhe mbrëmjes, pritet vranësirat të marrin karakter zhvillimi dhe herë pas here të gjenerojnë rrebeshe lokale shiu, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh.

Era do të fryjë nga drejtime të ndryshme, por në zonat ku do të ketë zhvillime konvektive pritet të shfaqen në formën e stuhive të lehta, me shpejtësi prej 15-65 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 16 deri në 20°C, ndërsa ato maksimale prej 32 deri në 36°C. Në zonat me të reshura, temperaturat do të pësojnë ulje të theksueshme, duke zbritur përkohësisht rreth vlerës 20°C. /MeteoKosova/

Related Articles

Back to top button
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!