BallinaKosovë

Parashikimi i motit për të premten, 02.01.2026

Të premten parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell, ku herë pas here priten reshje lokale, kryesisht në formë shiu.

Megjithatë, në momente dhe zona të caktuara, këto reshje mund të përzihen apo shndërrohen në borë, për shkak të mbetjeve të masave të ftohta që do të tërhiqen drejt lindjes së kontinentit. Reshjet më të përqendruara pritet të jenë në Rrafshin e Dukagjinit.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme por më dominues nga jugperëndimi, e cila herë pas here dhe lokalisht pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 10-48 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej -9 deri në -3°C, ndërsa ato maksimale prej 4 deri në 7°C. /MeteoKosova/

Related Articles

Back to top button
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!