
Për të Mërkurën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta gjatë ditës, ndërsa në orët e mëngjesit mund të ketë vranësira të ulëta dhe mjegull në ultësira.
Era do të fryjë kryesisht nga kuadrati i verilindjes me shpejtësi prej 10-20 km/h.
Temperaturat do të pësojnë ulje, me minimale të cilat do të luhaten prej 6 deri në 9°C, ndërsa ato maksimale prej 20 deri në 22°C. /MeteoKosova/