BallinaKosovë

Parashikimi i motit për të martën, 22.09.2026

Të martën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku gjatë orëve të pasdites pritet të depërtojë një tjetër masë e ftohtë dhe më e fuqishme, duke sjellë shtim të vranësirave dhe lokalisht reshje shiu, ndërsa në zonat e larta malore priten reshje bore, kryesisht në sasi të pakta. Reshjet do të jenë prezente edhe gjatë orëve të mbrëmjes, po ashtu me karakter lokal.

Era do të fryjë nga veriu, e cila herë pas here pritet të jetë shumë e fuqishme, me shpejtësi prej 20-60 km/h.

Temperaturat do të pësojnë ulje të theksueshme, me minimale që do të lëvizin prej 7 deri në 11°C, ndërsa ato maksimale prej 16 deri në 20°C. Me ardhjen e frontit të ftohtë gjatë orëve të pasdites, temperaturat do të pësojnë ulje të shpejtë, duke zbritur rreth vlerave 10°C, ndërsa gjatë mbrëmjes do të zbresin edhe më tej. /MeteoKosova/

Related Articles

Back to top button
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!