
Të martën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira. Ka mundësi të ketë ndonjë reshje të izoluar, veçanërisht në zonën veriore vonë pasdite.
Era do të fryjë nga perëndimi dhe jugperëndimi me shpejtësi prej 15-36 km/h.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 7 deri në 9°C, ndërsa ato maksimale prej 22 deri në 25°C. /MeteoKosova/