BallinaKosovë

Parashikimi i motit për të martën, 16.01.2024

Për të martën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët në pjesën e parë të ditës, ku priten edhe reshje lokale bore gjatë orëve të mëngjesit, kryesisht në sasi të pakta. Pasdite priten vranësira të pjesshme, të cilat më të pakta do të jenë në Rrafshin e Kosovës.

Era do të fryjë nga kuadrati i veriut, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 17-44 km/h.

Temperaturat pësojnë ulje, me minimale që do të lëvizin prej -2 deri në 1°C, ndërsa ato maksimale prej 2 deri në 4°C. /MeteoKosova/

Related Articles

Back to top button
sqAlbanian
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!