
Të martën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta, ndërsa gjatë orëve të pasditës, kryesisht në pjesën jugore dhe perëndimore, konkretisht përreth zonave malore, pritet të ketë ndonjë rrebesh të izoluar, të shoqëruara me ndonjë shkarkesë elektrike.
Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i jugut dhe jugperëndimit, me shpejtësi prej 9-34 km/h.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 12 deri në 16°C, ndërsa ato maksimale prej 28 deri në 31°C. /MeteoKosova/



