
Të hënën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell dhe i nxehtë. Ka mundësi të ketë ndonjë reshje të izoluar vonë pasdite përgjatë kufirit në zonën verilindore, përkatësisht në regjionin e Podujevës.
Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i perëndimit dhe jugperëndimit, e cila lokalisht pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 15-52 km/h.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 11 deri në 16°C, ndërsa ato maksimale prej 27 deri në 30°C. /MeteoKosova/



