BallinaKosovë

Parashikimi i motit për të Hënën, 12.06.2023

Për të Hënën parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell, ku pritet kohë pas kohe të ketë reshje lokale shiu në pjesën dërrmuese të vendit, të cilat në momente të caktuara do të jenë në formë të rrebesheve, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh dhe breshër.

Si pasojë e reshjeve të vazhdueshme, lokalisht priten vërshime.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila në momente të caktuara pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 10-45 km/h!

Temperaturat do të pësojnë ulje, me minimale që do të luhaten prej 14 deri në 16°C, ndërsa ato maksimale prej 18 deri në 24°C. /MeteoKosova/

Related Articles

Back to top button
sqAlbanian
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!