
Për të enjten pritet gradualisht të shtrihen masa më të ngrohta ajrore. Në këtë mënyrë parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell. Vonë pasdite, sidomos në orët e mbrëmjes, pritet të ketë reshje lokale shiu, kryesisht në perëndim dhe jugperëndim të vendit.
Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 10-45 km/h.
Temperaturat do të shënojnë ngritje, me minimale që do të lëvizin prej -3 deri në 1°C, ndërsa ato maksimale prej 8 deri në 12°C. /MeteoKosova/