BallinaKosovë

Parashikimi i motit për të enjten, 29.01.2026

Të enjten parashikohet mot me vranësira të shpeshta dhe intervale me diell. Kryesisht gjatë orëve të pasditës dhe mbrëmjes priten reshje shiu, ndërsa në zonat malore reshje bore. Intervalet me diell do të jenë më të theksuara në pjesën e parë të ditës, veçanërisht në gjysmën e epërme të Kosovës.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, me shpejtësi prej 10-33 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 2 deri në 4°C, ndërsa ato maksimale prej 8 deri në 10°C. /MeteoKosova/

Related Articles

Back to top button
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!