BallinaKosovë

Më në fund “pak” verë: Pas reshjeve intensive dhe përmbytjeve lokale, rikthehen ditët me diell, temperaturat deri në 36°C

Ashtu siç kemi qenë të vetmit që kemi paralajmëruar për këtë situatë, pas reshjeve intensive dhe përmbytjeve lokale gjatë ditës së sotme, sidomos në zonën e Rahovecit, më në fund, duke filluar nga dita e martë, pritet stabilizim i motit.

Nën këto kushte, moti do të karakterizohet kryesisht me diell gjatë gjithë javës, me përjashtim të së martës, kur vranësirat do të jenë më të theksuara pjesërisht, me mundësi për ndonjë reshje të izoluar, veçanërisht në zonat malore.

Era do të fryjë nga drejtimet veriore dhe verilindore, ndërsa drejt fundit të javës pritet të jetë më e fuqizuar, me shpejtësi prej 15 deri në 39 km/h.

Temperaturat do të shënojnë rritje graduale nga dita në ditë, me vlerat minimale që do të lëvizin nga 14 deri në 18°C, ndërsa temperaturat maksimale nga 28 deri në 36°C. /MeteoKosova/

Related Articles

Back to top button
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!