
Temperatura mjaft të ulëta për këtë periudhë kohore në Azinë Juglindore janë shënuar gjatë dy ditëve të para të Majit të këtij viti. Temperatura minimale të regjistruara prej 16.4°C në Observatorin e Hong Kongut dhe 14.9°C në Macau janë vlerat më të ulëta të temperaturës për Majin për të paktën 100 vitet e fundit. Gjithashtu në qytetin e Guangzhou, temperatura minimale ditore prej 13.7°C më 1 Maj 2022, ishte më e ulëta e regjistruar ndonjëherë.
Harta tregon temperaturën maksimale në Azi dhe një pjesë të Oqeanisë të Hënën, më 2 Maj 2022. Në pjesën më të madhe të Kinës temperatura nuk kaloi 15°C, duke lëvizur rreth 5 deri në 14°C nën normale për këtë periudhë kohore. Në të kundërtën, Siberia, Kazakistani dhe Mongolia Perëndimore preken nga temperatura jashtëzakonisht të larta që arrijnë deri në 30°C në nivel lokal, dmth temperatura është rreth 8-14°C mbi normalen apo mesataren e kësaj periudhe kohore. /MeteoKosova/