
Ndonëse më 1 Qershor kemi hyrë në verën meteorologjike, mirëpo tash e sa javë vendi ynë po vazhdon të mbetët nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike, e cila përpos rrezeve me diell, orët e pasditës dhe mbrëmjes po karakterizohen me rrebeshe lokale shiu, shkarkesa rrufesh e breshër.
E po ashtu, edhe temperaturat kohë pas kohe po sillen nën mesatarën mujore.
Në ndërkohë, kompania e madhe meteorologjike “AccuWeather”, ka publikuar edhe parashikimin për verën 2023 për të gjithë kontinentin evropian, pra, përfshirë edhe vendin tonë. Kliko KËTU për t’i parë të gjitha detajet!
Përndryshe më poshtë e gjeni tabelën e parashikimit afatgjatë në Kosovë, ku shihet që pjesa më e madhe e kohës do të karakterizohet me vranësira të shpeshta e reshje shiu. Njëkohësisht edhe temperaturat parashihen të jenë jo të larta.
Se di do të evoluojë situata, ju ftojmë t’i ndiqni informatat tona ditore dhe javore në platformën më të saktë meteorologjike në Kosovë! /MeteoKosova/
